Lufta në Ukrainë/  NATO mund të hapë një shpejti një zyrë në Japoni

schedule08:54 - 10 Maj, 2023

schedule 08:54 - 10 Maj, 2023

Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, tha ministri i Jashtëm i vendit për CNN në një intervistë ekskluzive të mërkurën, duke thënë se pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

“Ne jemi tashmë në diskutime, por asnjë detaj ende nuk është finalizuar”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi.

Hayashi përmendi në mënyrë specifike pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar si një ngjarje me pasoja shumë përtej kufijve të Europës që e detyruan Japoninë të rimendonte sigurinë rajonale.

“Arsyeja pse po diskutojmë për këtë është se që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, bota është bërë më e paqëndrueshme,” tha ai.

“Diçka që ndodh në Europën Lindore nuk kufizohet vetëm në çështjen në Europën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Nikkei Asia fillimisht raportoi planet për të hapur zyrën në Japoni të mërkurën e kaluar, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar japonezë dhe të NATO-s.

Në një deklaratë për CNN javën e kaluar, një zëdhënëse e NATO-s tha: “Sa i përket planeve për të hapur një zyrë në Japoni, ne nuk do të hyjmë në detajet e diskutimeve të vazhdueshme midis aleatëve të NATO-s.” Ajo shtoi se NATO dhe Japonia “kanë një bashkëpunim afatgjatë”.

Pushtimi i Rusisë bëri që Finlanda dhe Suedia të hiqnin dorë nga neutraliteti i tyre dhe të kërkonin mbrojtje brenda NATO-s, me Finlandën që u bashkua zyrtarisht me bllokun muajin e kaluar.

Një zyrë në Tokio do të ishte  jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi lufta në Ukrainë dhe thellimi i ndarjeve brenda Azisë kanë bërë që vende si Japonia dhe Koreja e Jugut të afrohen më shumë me partnerët e tyre perëndimorë  dhe të tregojnë një front të bashkuar kundër kërcënimeve të perceptuara më afër vendit, siç është Koreja e Veriut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!