Dërgesat e armëve dhe pajisjeve të Ankarasë në Kiev bien në kundërshtim me synimet e Turqisë për të garantuar një armëpushim dhe nuk janë në përputhje me rolin e saj si ndërmjetës. Kështu tha Yuri Pilipson, drejtor i departamentit të katërt evropian të ministrisë së jashtme ruse.
“Ankaraja ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se dëshiron të sigurojë një armëpushim të hershëm në Ukrainë dhe të rifillojë procesin e negociatave përmes ndërmjetësimit të vet. Natyrisht, furnizimi me armë dhe pajisje ushtarake për regjimin e Kievit bie drejtpërdrejt në kundërshtim me ato synime dhe nuk është në asnjë mënyrë i përputhshëm me rolin e ndërmjetësit”, tha Pilipson në një intervistë për RIA Novosti.
Arma më e rëndësishme që Turqia ka transferuar në Ukrainë është droni Bayraktar TB-2. Dërgesat e saj në Kiev kanë nisur që nga viti 2018./abcnews.al