Lufta në Ukrainë, Mediu në “Log”: Rusia po ndërhyn edhe në Ballkan, pse bleu Serbia armatime?

schedule22:49 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:49 - 24 Shkurt, 2022

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli nga Vjena në një lidhje me emisionin “Log.” në ABC për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Mediu u shpreh se ndërhyrjet ruse në Ballkan kanë një kohë të gjatë që zhvillohen ndërsa ngriti pikëpyetje pse Serbia shpenzon një shumë të majme për të blerë armë nga Rusia. Retorikën e Serbisë, Mediu e krahasoi pikërisht me atë ruse.

“Ajo që ndoshta u pa më qartësisht ishte qëndrimi i vazhdueshëm dhe Ukrainës. Ne jemi delegacion parlamentar. Ishte vetëm një që duhet të merrte pjesë sipas rregullores. U diskutua dhe me kolegë të tjerë që unë të isha përfaqësues i parlamentit shqiptar.

Ajo që kam bërë më tepër është gjykimi im në raport me zhvillimet në Ballkan. Ndërhyrjet ruse në Ballkan që knë një kohë të gjatë që zhvillohen. Duket qartësisht shqetësimi që Serbia shpenzon mbi 2 mln dollar për të blerë armë nga Rusia ndërkohë që nuk ka asnjë konflikt.

Ajo që unë shoh është një politikë agresive e Serbisë në raport me Kosovën. Retorika ruse dhe serbe është pak a shumë e njëjtë. Kërcënimi në Bosnje është më real sepse Dodik ka marrë një pozicion të qartë. Dhe tendenca e marrëdhënieve të tij me Rusinë është shumë e hapur”, tha ai.

Mediu shtoi se i vetmi vend që e ka marrë seriozisht armatimin e Serbisë është Kroacia. Sipas tij Ukraina sot është target i Rusisë por qëllimi i tij është shumë më i madh se kaq.

“I vetmi vend që e ka marrë seriozisht armatimin dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë është Kroacia. Ukraina është target sot por qëllimi i Putin është shumë më i madh. Putina është quaje çfarë të duash por ai se çfarë bën. I ka ecur edhe më ndërhyrjen në Gjeorgji.

Nuk shikoj sot një qëndrim në unison të vendeve anëtare të NATO-s. Partneri i Putin është e qartë që është Vuçiç. Shqiptarët duhet të kenë një qëndrim të unifikuar. Rritja e influencës së Serbisë sot në Ballkan është rritje e influencës ruse”, u shpreh Mediu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!