Lufta në Ukrainë, Liz Truss udhëton drejt Polonisë

schedule12:35 - 4 Prill, 2022

schedule 12:35 - 4 Prill, 2022

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss do të vizitojë Poloninë sot për të bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, tha zyra e saj, ndërsa vendet kryesore perëndimore po punojnë së bashku për të rritur presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar ende se e merr seriozisht diplomacinë. Një qasje e ashpër nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë është jetike për forcimin e palës ukrainase në negociata ,” tha ajo.

“Britania ka udhëhequr rrugën në vendosjen e sanksioneve ndaj makinës së luftës së Putinit. Ne do të bëjmë më shumë për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë t’i shtyjmë të tjerët të bëjnë më shumë,” tha ajo.

Truss pritet të takohet më vonë sot me homologun e saj ukrainas Dmitry Kuleba në kryeqytetin polak, Varshavë, dhe nesër, të martën, me homologun e saj polak, Zbigniew Rau. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!