Lufta në Ukrainë, lideri çeçen bën thirrje për pushtim “në të gjitha drejtimet”

schedule17:44 - 27 Shkurt, 2022

schedule 17:44 - 27 Shkurt, 2022

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Putin i rajonit rus të Çeçenisë, i bëri thirrje ushtrisë ruse të dielën që ta zgjerojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, raporton CNN.

Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov në një deklaratë në Telegram.

Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, nuk është efektive” tha ai.

Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë të enjten duke sjellë shpërthime dhe duke ndezur alarmet e sulmit ajror në Kiev dhe qytete të tjera, dhe duke çuar në dhjetëra viktima ukrainase si civilë ashtu edhe ushtarakë.

Kadyrov njoftoi të shtunën se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre. Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë.

Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë – kanë besnikëri personale ndaj tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!