Udhëheqësit nga Ukraina, Britania dhe Turqia do t’u bashkohen homologëve të tyre të BE-së në Pragë, në një samit që synon të bashkojë kontinentin përballë agresionit rus, shkruan The Guardian.
Mbledhja është caktuar nga Brukseli si një “platformë për koordinimin politik” për 44 kombet e ndryshme që do të marrin pjesë.
Ata që do të takohen përfshijnë gjithashtu liderët e vendit tonë, Armenisë, Azerbajxhanit, Bosnjës, Gjeorgjisë, Islandës, Kosovës, Lihtenshtajnit, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Norvegjisë, Serbisë dhe Zvicrës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të flasë nga Kievi.
“Europa po përballet me krizën e saj më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe ne e kemi përballuar së bashku me unitet dhe vendosmëri. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur – për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë luftë, por gjithashtu të përballemi me sfidat strategjike që ajo ka ekspozuar.
Pavarësisht retorikës pritet të ketë pak rezultate konkrete nga samiti. Zyrtarët e BE-së presin të bien dakord për të mbajtur një mbledhje pasuese të komunitetit pas gjashtë muajsh në një vend jashtë bllokut, me Britaninë dhe Moldavinë që të dyja pritet të jenë mikpritëse,” pritet të thojë kryeministrja britanike Liz Truss.
/abcnews.al