Lufta në Ukrainë le stok qershitë e Korçës

schedule17:08 - 15 Qershor, 2022

schedule 17:08 - 15 Qershor, 2022

Adriatik Shkëmbi nga fshati Dvoran i Korçës ka vendosur të mos vjelë qershitë këtë sezon. Prodhimi  i cili arrin deri në 150 kuintalë do të shkojë dëm. Fermeri korçar do të protestojë për çmimin e ulët me të cilin i marrin grumbulluesit qershitë

“Kosotja e prodhimit më ka vajt 2 milion lekë, unë skam marrë 1 lekë që të nisim. Ku do t’i vjelësh. S’ka treg. drejtoria e bujqësisë nuk funksionin, nuk vjen njëherë të pyesi ca halli keni. S’bëhet llaf për rimbursime.”

Shkëmbi thotë se këtë vit nuk ka pasur interes nga asnjë tregtar për prodhimin e tij.

“Edhe më përpara vinin makinat e huaja, vinin vendas dhe ishin të lidhur te të huaj. Edhe lufta ka ndikuar ajo dihet.”

Ofertat qe japin grumbulluesit nuk i kalon 30 lek për kilogram. Me kete cmim fermerët e Dvoranit nuk arrijnë të nxjerrin as koston e prodhimit, pasi shërbimet dhe plehrat kimike janë shtrenjtuar.

“Zgjidhje nuk kemi, cmimet shuan katastrofe, ureja, nitrati, që ne kemi bërë një shpenzim të madh ndaj qershisë dhe kemi dal zero. Ndihma e shtetit është asgjë. Ca do behet ku do rrojmë. Shteti të vijë e të na thotë cfarë do t’i bëjmë qerishë.”

“Kam 200 rrënjë, janë pa vjelë. Vëmë i shikojmë. asnjë kokërr leku s’po marrim. 180 mijë lekë plehu. Cfarë të bëjmë. kemi fëmijë për të rritur. Nuk ka treg.”

Rajoni i Dvoranit në Korcë eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te frutave ne vend, sidomos për qershite dhe mollet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!