Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka bërë me dije se dialogu me presidentin rus Vladimir Putin është i domosdoshëm, ndërsa ka theksuar se synon të ecë drejt asaj rruge.
Ai shton se për bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë është e domosdoshme të merret një hap vendimtar nga pala ruse për tërheqjen e trupave ruse.
“Sot në këtë situate është e domosdoshme të flasim vazhdimisht me presidentin rus. E kam bërë në të kaluarën dhe do ta bëj përsëri në të ardhmen. Por për bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, një hap vendimtar nga pala ruse që është e domosdoshme është edhe tërheqja e trupave. Për këtë padyshim Vladimir Putin nuk është gati”, ka thënë ndër të tjera Scholz./abcnews.al/