Lufta në Ukrainë hyn në një fazë të re, Kievi goditi me dronë “në zemrën” e flotës ruse

schedule22:05 - 29 Tetor, 2022

schedule 22:05 - 29 Tetor, 2022

Me një sulm spektakolar në Sevastopol, shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, Ukraina po përshkallëzon sulmet e saj ndaj forcave ruse në një pikë ku ato duhet të ndihen relativisht të sigurta.

Kievi, i cili për momentin nuk ka marrë përgjegjësinë, dyshohet se ka përdorur dronë fluturues.

Rusia ishte e shpejtë për të fajësuar drejtpërdrejt fuqitë perëndimore për planifikimin dhe kryerjen e sulmit.

Se çfarë shkaktoi sulmi, për sa i përket dëmtimit të anijeve të flotës, mbetet ende e paqartë.

Nga pala ukrainase ka rrjedhur informacioni jozyrtarisht se është goditur (edhe) një fregatë ruse.

Por edhe nëse dëmi nuk është i madh, natyra simbolike e goditjes nuk mund të injorohet dhe as që mbrojtja e Rusisë “u kap në gjumë”, dhe jo vetëm për shkak të orës së vonë./Abcnews.al/