Lufta në Ukrainë, Erdogan telefonon Lukashenkon

schedule10:48 - 1 Mars, 2022

schedule 10:48 - 1 Mars, 2022

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se presidenti turk telefonoi homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko për të diskutuar zhvillimet në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Dy liderët kanë diskutuar për bisedimet e zhvilluara dje mes Rusisë dhe Ukrainës, në të cilat nuk është shënuar asnjë progres, ndërsa nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet një raund i ri negociatash.

Në të njëjtën kohë, Erdogan i tha Lukashenkos se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës dhe për të rivendosur paqen.

Dje, presidenti turk bëri me dije se vendi i tij nuk do të braktiste lidhjet me Rusinë dhe Ukrainën, ndërsa shtoi se do të kufizonte kalimin e anijeve nëpër Bosfor dhe Dardanele për të parandaluar përshkallëzimin e luftës./abcnews.al/