Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se shpreson që në kuadër të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dy homologët e tij Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky të takohen në Turqi, shkruan Reuters.
Erdogan është shprehur se është e rëndësishme që ato të pranojnë ftesën për një takim të mundshëm në Stamboll në kuadër të bisedimeve për paqe.
“Shpresoj që ky takim mes liderëve të mund të mbahet në Stamboll nëse ata e pranojnë ftesën”, ka thënë ai.
Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, dhe ka marëdhënie të mira me të dyja vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues në dialogun mes tyre.
“Ne kemi shpresë,” u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.
“Me thirrjet, ne planifikojmë ta ngremë procesin në Stamboll në nivelin e presidentëve”, përfundoi Erdogan.
/abcnews.al

