Lufta në Ukrainë/ Demiraj: Nëse Rusia është në avantazh strategjik, nuk dakordësohet për armëpushim

schedule09:01 - 2 Prill, 2025

schedule 09:01 - 2 Prill, 2025

Presidenti amerikan e ka cilësuar 2 prillin si dita e çlirimit të SHBA. Lidhur me luftën në Ukrainë, presidenti amerikan Donald Trump më herët kishte deklaruar se do ta arrinte marrëveshjen në 100-ditëshin e parë të detyrës.

Megjithatë komunikimet mes palëve ende vijojnë. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Dritan Demiraj foli për luftën, si edhe marrëveshjen e paqes.

Gjatë intervistës, ai theksoi se administrata e Trump ka ndryshuar 5 herë draftin e marrëveshjes.

“Përpjekja e Zelenskyt është që të përfshijë me të gjitha format BE. Unë besoj se nuk do ia dalë sepse besoj se varet për shumë arsye nga administrata e Trump”, u shpreh Dritan Demiraj.

Demiraj foli edhe për vendimin e Putin për të rritur ushtrinë në Rusi. “Putin ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe po e shfrytëzon situatën me dinakëri dhe situata në frontin lindjes lë për të dëshiruar sepse situata e Ukrainës nuk është e mirë. Duhet të merren masa menjëherë në mënyrë që të ndalohet revanshi rus. Ajo që do të kërkonim të gjithë është që revanshi rus të ndalohej me diplomaci. Por në momentin kur Federata ruse është në avantazh strategjik nuk ka ndërmend të dakordësohet për armëpushim. E vetmja formë është ose kundërshtari të pranojë humbjen ose do vazhdosh për të thelluar rezultatin që pozicioni në negociata të jetë më i fortë. Unë e shoh se gabim strategjik të presidentit Zelensky për goditjen e infrastrukturës së federatës ruse”, u shpreh ai.

Ndërsa foli për Iranin dhe përplasjes në distancë me SHBA lidhur me marrëveshjen bërthamore, ai tha se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kapacitete për të bërë dëme të konsiderueshme.  “Vetëm SHBA ka aftësi dhe kapacitete për të bërë dëme të konsiderueshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!