Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë/ Borrell: Rusia tashmë ka humbur

schedule12:38 - 11 Maj, 2023

schedule 12:38 - 11 Maj, 2023

Përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar gjatë Samitit Europian për Mbrojtjen dhe Sigurinë  se Rusia tashmë ka humbur luftën në Ukrainë.

Gjatë fjalimit të tij, ai iu referua tërheqjes së trupave në Kiev dhe Bakhmut.

“Rusia vazhdon të bombardojë vazhdimisht Ukrainën. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan dhe u tërhoqën.

Ata nuk mund të merrnin në kontroll as Bakhmut. Është një luftë e përgjakshme por Rusia e ka humbur tashmë,” tha ai.

Sipas Borrell, Ukraina nuk ka fituar ende, por për Rusinë kjo është qartësisht një humbje ushtarake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!