Dy termocentrale u goditën nga bombardimet ukrainase në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donetskut të vendit , thanë sot zyrtarët e emëruar nga Moska.
Sipas informacioneve të para për granatimet në Zuhres dhe Novy Svit ka të lënduar.
Dy persona mund të mbeten të bllokuar në rrënojat e termocentralit Starobsheve në Novy Svit, raportoi TASS.
Duke cituar zyrtarë, agjencia tha se sulmi u krye duke përdorur një sistem raketash të shumëfishtë.
Ukraina pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë ose në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë./abcnews.al