Lufta në Ukrainë, arsyeja kryesore e dobësimit të ekonomisë gjermane

schedule15:06 - 26 Maj, 2023

schedule 15:06 - 26 Maj, 2023

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është arsyeja kryesore që e problemeve ekonomike të Gjermanisë gjatë dimrit, sipas një zëdhënësi të ministrisë së ekonomisë gjermane.

Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi gjerman tha se megjithëse recesioni ishte një çështje serioze, nuk ishte e nevojshme të rivlerësohej situata ekonomike në Gjermani, sepse zhvillimi i përgjithshëm i konsumatorëve ishte pozitiv.

Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.3% në tremujorin e parë të vitit kur u rregullua për efektet e çmimeve dhe kalendarit, pas një rënie prej 0.5% në tremujorin e katërt të 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!