Lufta në Ukrainë/ 4 të vdekur nga bombardimet ruse në Dnipropetrovsk

schedule22:29 - 11 Tetor, 2023

schedule 22:29 - 11 Tetor, 2023

Të paktën katër persona u vranë në sulmin me raketa ruse që ndodhi më herët në një shkollë në Nikopol, në rajonintë Ukrainës qendrore, sipas raportit të fundit të lëshuar nga autoritetet ukrainase.

“Katër persona u vranë nga sulmi rus: një burrë 72-vjeçar dhe tre gra, të moshës 69, 67 dhe 60 vjeç,” tha Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko në një postim në platformën Telegram, duke shpërndarë një video që tregon shpëtimtarët duke kërkuar rrënojat. Dy të lënduarve iu është ofruar kujdes mjekësor, shton ai.

Në një postim të mëparshëm, Klimenko deklaroi se viktimat ishin mësues.

Guvernatori rajonal, Serhiy Lisak, tha se sulmi dëmtoi rreth 50 shtëpi dhe infrastrukturë.

Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me këtë sulm. Moska mohon fillimin e sulmeve kundër civilëve, megjithëse shumë janë vrarë në sulmet ajrore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!