Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova deklaroi se në rrënojat e dy mdërtesave të bombarduara në qytetin Borodianka janë gjetur 26 trupa të pajetë.
Të vdekurit u gjetën falë hetimeve të nisura nga autoritetet pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.
Në një konferencë televizive Venediktova akuzoi forcat ruse për kryerjen e sulmeve ajrore në qytet përpara se Ukraina të rimerrte kontrollin e tij.
Benedikti nuk tha nëse autoritetet kishin përcaktuar shkakun e vdekjes. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë./abcnews.al/