Lufta në Ukrainë, 10 miliardë dollarë dëme nga bombardimet ruse në Mariupol

schedule16:19 - 1 Prill, 2022

schedule 16:19 - 1 Prill, 2022

Bombardimi i Rusisë në portin jugor të Ukrainës, Mariupol, ka shkaktuar të paktën 10 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë, sipas një vlerësimi paraprak nga autoritetet lokale.

“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrues i kryer nga pushtuesi duhet të regjistrohet dhe të sillet përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ,” tha këshilltari i qytetit Vadim Boichenko.

Sipas tij, një komision i posaçëm i këshilltarëve do të marrë përsipër regjistrimin e veprimeve të tilla.

Nga ana tjetër, beteja të mëdha po zhvillohen në veri dhe lindje të Kievit, tha sot kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas.

“Rreziku i humbjes së jetës në Kiev është mjaft i lartë dhe kjo është arsyeja pse këshilla ime për këdo që dëshiron të kthehet është: Ju lutemi, është ende herët,” tha kryetari Vitali Klitschko, në një paralajmërim për banorët që janë larguar nga kryeqyteti.

Guvernatori rajonal i Kievit tha më herët sot se forcat ruse po tërhiqeshin në disa zona rreth kryeqytetit, por po forconin pozicionet e tyre në të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!