Lufta në Ukrainë/ 1.5 milionë qytetarë në territoret e aneksuara zyrtarisht me pasaporta ruse

schedule14:57 - 30 Maj, 2023

schedule 14:57 - 30 Maj, 2023

Në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se gati 1.5 milion njerëz në rajonet e aneksuara ukrainase të Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson kanë marrë tashmë pasaportat ruse.

Rusia shpalli zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve shtatorin e kaluar, pavarësisht se aneksimi i rajoneve nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Moska ka aneksuar edhe rajonin e Krimesë në vitin 2014.

/abcnews.al