Lulzim Basha në “ABC”. Kryetari i Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Radarin Informativ” në orën 19:00 përballë gazetares Jonida Shehu.
Kryefjalë e intervistës do të jetë situata në partinë më të madhe në opozitës. Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha në 11 Dhjetor. Debati mbi firmat e delegatëve të mbledhura nga ish-kryeministri. Akuzat e fundit të liderit historik të PD-së mbi kryetarin aktual.
A do të përjashtohet Sali Berisha në 18 Dhjetor dhe a rrezikon PD-ja që të përçahet pas Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha 7 ditë pas atij të Sali Berishës. Sulmi kundër Presidentit, akuzat e Ilir Metës dhe ndarja me LSI-në.
Aksioni opozitar kundër qeverisë Rama. Vetingu në politikë, reforma territoriale e zgjedhore dhe raportet me ndërkombëtarët. Për këto dhe shumë pyetje të tjera ndiqni “Radarin Informativ” në orën 19:00 në “ABC”./ Abcnews.al