Qyteti i Mariupol, në Ukrainën juglindore, aktualisht po vuan nga mungesa e ujit, ushqimit dhe energjisë, shkruan skynews
Mungesat kanë çuar në humbjen tragjike të një fëmije nga dehidratimi, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Gjithashtu spitalet në qytet po përballen me mungesa të antibiotikëve dhe qetësuesve – me mjekët që duhet të kryejnë disa procedura urgjente pa to.
Forcat ruse janë fokusuar kryesisht në Mariupol pasi marrja në kontroll e qytetit do të krijonte një korridor midis Krimesë dhe rajoneve pro-ruse të kontrolluara nga separatistët në Donbas.
/abcnews.al