Lufta në Lindjen e Mesme/ Blinken takohet me kryeministrin e Libanit në Londër

schedule11:17 - 25 Tetor, 2024

schedule 11:17 - 25 Tetor, 2024

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar në Londër me kryeministrin në detyrë të Libanit.

Diplomati zhvilloi takim me Najib Mikati pas një turneu tre-vendesh në Lindjen e Mesme, ku ai vizitoi Izraelin, Arabinë Saudite dhe Katarin, shkruan Sky News.

Blinken tha se duhet të ketë një “urgjencë” për një zgjidhje diplomatike të konfliktit që po ndodh në Liban midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se të paktën 2,593 njerëz në vend janë vrarë gjatë një viti konflikti, shumica e tyre në muajin e fundit që kur trupat izraelite kaluan kufirin.

Blinken sdo të takohet veçmas edhe me ministrat e jashtëm të Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këto bisedime pritet të fokusohen në përpjekjet për të mbështetur planet për stabilitet, siguri dhe rimëkëmbje në Gaza pas përfundimit të luftës./abcnews.al