Lufta në Izrael/ Netanyahu për operacionet në Gaza: Çdo vdekje civile është tragjedi!

schedule08:22 - 17 Nëntor, 2023

schedule 08:22 - 17 Nëntor, 2023

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar sërish lidhur me luftën në Izrael. Ai ka dënuar sulmet e Hamasit ndërsa thotë se Izraeli po bën gjithçka për të mos prekur civilët që ndodhen në Rripin e Gazës. Në një intervistë për mediat e huaja Netanyahu u pyet edhe për vdekjet e mijëra palestinezëve, për të cilat u shpreh se çdo vdekje civile është një tragjedi.

“Çdo vdekje civile është një tragjedi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi që civilët të mos lëndohen, ndërsa Hamasi bën gjithçka që mundet për t’i lënduar ata”, u përgjigj kryeministri izraelit, duke thënë se për çdo operacion i njofton civilët më parë që të largohen.

Izraeli ka deklaruar se qëllimi i operacionit të tij ushtarak në Rripin e Gazës është eliminimi i Hamasit .

“Gjëja tjetër që mund të them është se ne do të përpiqemi ta përfundojmë operacionin me sa më pak viktima civile. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të arrijmë: sa më pak viktima të mundshme civile. Por, për fat të keq, ne nuk po ia dalim”, vuri në dukje Netanyahu./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!