Familja e 22-vjeçares që u rrëmbye nga grupi terrorist i Hamasit gjatë sulmit në Izrael më 7 tetor, është gjetur e vdekur. Ka qenë familja e të resë që ka bërë të ditur lajmin e hidhur përmes mediave gjermane.
“Fatkeqësisht mësuan lajmin e trisht se vajza ime nuk jeton më”, tha nëna e Sanës, Ricarda për mediat gjermane.
22-vjeçarja u filmua nga terroristët e Hamasit të cilët e filmuan atë të zhveshur, në një makinë pas sulmit që ky grup zhvilloi në një festival të organizuar në Izrael më 7 tetor. E reja në atë kohë u identifikua nga tatuazhet e saj, ishte nëna e saj që e njohur, ndërsa bëri thirrje që të lirohej.
Sunny Luke, e cila kishte nënshtetësi gjermano-izraelite, i vizitonte shpesh gjyshërit e saj në Ravensburg në shtetin Baden-Württemberg./abcnews.al/