Konflikti në Lindjen e Mesme po shoqërohet me kosto të larta ekonomike dhe rreziqe në rritje për stabilitetin energjetik global. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, theksoi se bëhet fjalë për një përplasje tepër të kushtueshme, ku vetëm shifrat e sulmeve dhe operacioneve për eliminimin e zinxhirit drejtues iranian tregojnë përmasat e saj.
Sipas tij, ajo që e rëndon më tej situatën është kriza energjetike, e cila pritet të ketë pasoja afatgjata edhe në rast të një tërheqjeje të mundshme nga Irani. Ndërkohë, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se aktualisht kriza mund të jetë më e kufizuar nga sa perceptohet, por paralajmëron për përkeqësim të mundshëm, veçanërisht në lidhje me sigurinë në Kanalin e Hormuzit, ku përmenden dy skenarë kryesorë për menaxhimin e situatës.
Fatjon Softa: Është një konflikt shumë i kushtueshëm. Mjafton të dëgjosh për shifrat e kostove të sulmeve që kanë ndodhur dhe ato që synojnë të eliminojnë zinxhirin e liderëve iraniane. Por, ajo që e rëndon më shumë situatën është kriza energjetike. Këto lloj konfliktesh edhe pse mund të kemi një tërheqje nga Irani, rikthimi i energjisë në botë do të jetë shumë e vështirë. Shumë vende në botë ka vënë në dispozicion rezervat e tyre energjetike, ndërkohë që ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë ky konflikt.
Ledion Krisafi: Kriza është më e vogël nga sa mendohet, por mund të bëhet më e vështirë në të ardhmen. Dy skenarë ka për hapjen e Kanalit të Hormuzit, një është të vendosen bazat ushtarake në anën e kanalit, që është nga ana e Iranit dhe e dyta është që anijet të shoqërohen.


