Analistët Skënder Minxhozi dhe Plator Nesturi ngritën shqetësime mbi menaxhimin e krizës ekonomike dhe politikat qeveritare gjatë një diskutimi në emisionin Real Story në ABC News. Ata theksuan se rritja e çmimeve të karburanteve dhe sfidat ekonomike po transferohen kryesisht te qytetarët dhe bizneset, ndërkohë që kërkohet më shumë ndërhyrje nga shteti për të përballuar situatën.
Minxhozi e cilësoi krizën aktuale si një problem global, por ngriti pikëpyetje mbi rolin e qeverisë në lehtësimin e barrës për qytetarët, duke sjellë në vëmendje edhe reagimet e vendeve të tjera si Italia. Nga ana tjetër, Nesturi vuri theksin te politikat ekonomike afatgjata, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të menaxhimit të aseteve publike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
Skënder Minxhozi: Kjo krizë është një problem i madh që po e kalojnë të gjitha vendet. Meqë është një problem i madh, po i kërkohet publikut që të mbajë barrën e rritjes së karburanteve. Por, po u kërkohet sektorit të importuesve që të frenohen dhe ata po mbajnë një barrë, po qeveria?! Pse duhet të jetë ky nivel kaq i lartë, sepse është kriza e tretë që kalojmë. Shteti vetë si nuk reagon siç ka reaguar Meloni, me një qytetar më të pasur se sa një qytetar shqiptar.
Plator Nesturi: Për sa i përket çështjeve të rritjeve ekonomike në sektorë të ndryshëm, kjo ka qenë një politikë që mund të bëjë objekt sistemi, sepse është ndjekur një politikë edhe të dhënies së aseteve publike. Ne duhet të themi ku pa çon kjo, sepse pasuritë publike fillojnë edhe ulen. Duhet të kuptohet se si do bëhet kjo klasë sistemi.


