Ushtria izraelite ka njoftuar se katër ushtarët janë vrarë gjatë përleshjeve të fundit midis forcave të saj dhe grupeve të armatosura palestineze në Rripin jugor të Gazës.
Një nga ushtarët vdiq nga plagët e tij të dielën pas luftimeve të enjten, tha ushtria. Një tjetër ushtar u raportua gjithashtu i plagosur.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë edhe një herë të hënën për rezolutën e armëpushimit në Gaza.
Sipas raportimeve, rezoluta përfshin thirrjen për ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të luftimeve dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve./abcnews.al