Kishat në Betlehem kanë vendosur të anulojnë festimin e Krishtlindjeve këtë vit në shenjë proteste ndaj luftës në Gaza. Qyteti palestinez, që njihet si vendlindja e Krishtit, do të jetë i zymtë për festa e nuk do të ketë as shoë dritash, as fishekzjarrë e as bredh.
Tre kishat kryesore, Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike, kanë rënë dakord që të mbajnë vetëm ceremoni fetare.
Në Bethlehem zhvillohet zakonisht një prej festimeve më të rëndësishme të Krishtlindjeve në botë. Çdo vit qyteti ndriçohet me mijëra drita dhe zbukurohet me një nga pishat më të larta të Krishtlindjeve në Tokën e Shenjtë. Por që kur ka nisur lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, kishat në Bethlehem kanë pranuar vetëm besimtarët vendas.
/abcnews.al