Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani e quajti të martën mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar përballë luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza të turpshme.
“Është e turpshme për komunitetin ndërkombëtar të lejojë që ky krim i urryer të vazhdojë për gati dy muaj, me masakra sistematike dhe të qëllimshme të civilëve të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë”, tha ai.
Këtë deklaratë ai e bëri në hapjen e samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Doha. Izraeli i shpalli luftë Hamasit pas sulmeve të grupit militant më 7 tetor që vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë.
Si hakmarrje për sulmin më të keq në historinë e tij, Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin dhe të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza./abcnews.al