Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Gaza, Egjipti: Planet e Izraelit për të sulmuar Rafahun shkelin ligjin ndërkombëtar

schedule23:50 - 11 Shkurt, 2024

schedule 23:50 - 11 Shkurt, 2024

Egjipti ka paralajmëruar për pasojat që mund të vijnë nëse Izraeli nis një operacion ushtarak në Rafah. Ministria e Jashtme egjiptiane tha se një sulm në qytetin jugor pranë kufirit të tij do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar me “pasoja të rënda”.

“Egjipti bëri thirrje për domosdoshmërinë e bashkimit të të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për të parandaluar shënjestrimin e qytetit palestinez Rafah,” tha ministria.

Ministria shtoi se Egjipti i konsideron planet pjesë të një “politike të zhvendosjes së popullit palestinez dhe likuidimit të kauzës së tyre, në shkelje të qartë të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.



David Cameron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, shprehu shqetësime të thella për idenë, ndërsa Gjermania tha se ishte një “katastrofë në zhvillim”. Edhe Katari ka paralajmëruar se mund të jetë një fatkeqësi ndërsa Arabia Saudite tha se operacioni i Izraelit do të kishte “pasoja shumë serioze”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!