Lufta në Gaza/ Anija e ndihmave që transportonte 200 tonë ushqime “bllokohet” në Qipro

schedule09:56 - 11 Mars, 2024

schedule 09:56 - 11 Mars, 2024

Një anije me ndihma që transportonte 200 ton ushqime në Rripin e Gazës mbeti e ankoruar në Qipro mbrëmjen e së dielës, megjithë shtytjen për ndihmë detare përballë ngecjes së bisedimeve të armëpushimit dhe fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Zëdhënësi i qeverisë së Qipros , Konstantinos Letymbiotis, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të ishullit se koha e saktë e nisjes së anijes nuk do të bëhet publike për “arsye sigurie”. Më vonë u raportua se për shkak të “vështirësive teknike”, mund të mos nisej deri të hënën në mëngjes, shkruan The Guardian.

Vonesa në nisjen e anijes së ndihmës nxjerr në pah kompleksitetin e dërgimit të ndihmave në Gaza përmes mjeteve jokonvencionale.

Izraeli është akuzuar vazhdimisht se nuk ka bërë mjaftueshëm për të lehtësuar ndihmën humanitare për popullsinë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!