“Lufta ndaj terrorit, e vështirë”/ Rama: Uroj lirim sa më të shpejtë të pengjeve izraelite

schedule14:20 - 12 Shtator, 2024

schedule 14:20 - 12 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama uroi lirim sa më të shpejtë të pengjeve izraelite në Gaza.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, në Kryeministri, Rama u shpreh se bota nuk duhet të harrojë pamjet e sulmeve të Hamasit, dhe shtoi se nëse historia përsëritet, do të të ishte mëkati i Izraelit, po i gjithë njerëzimit.

“Dua të përcjell një mesazh mjaft vëllazëror për prindërit e pengjeve, duke shprehur ngha njëra anë ngushëllimet më të ndjera, e nga ana tjetër, t’iu uroj të gjithë të tjerëve, të përqafojnë fëmijët e të dashurit e tyre, sa më shpejt të jetë e mundur. Për shkak të nevojës për të çrrenjosur këtë djall nga toka. Ka nisur nga një tmerr që askush në botën e sotme, nuk imagjinonte, që do mund ta shihte gjatë jetës së vet, përveçse në një film apo fantazive. Këto pamje, askush nuk duhet t’i harrojë. Kur flasim për zgjidhjen, gjithkush duhet të niset nga këto pamje. Historia mund të përsëritet dhe ky më pas, nuk do të ishte mëkati i Izraelit, por i gjithë njerëzimit”, theksoi ai./abcnews.al