Duke nisur nga java e ardhshme, monitorimi i terrorit do të kryhet edhe përmes dronëve bayraktar. Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një prononcim për mediat.
Balla njoftoi gjithashtu se në fund të muajit do të publikohen edhe masat e policisë lidhur me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
“Përveç monitorimit nga ajri përmes protokollit të bashkëpunimit që kemi me GdF këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësin fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët “Bajraktar”, të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht Kannabis sativa, por gjithashtu të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit përfshirë këtu dhe krimet mjedisore, përfshirë këtu bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik.
Në fund të muajit do të kemi një komunikim të rëndësishëm me ju dhe me publikun lidhur dhe me masat në nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, por dhe të gjitha agjencive të tjera ligjzbatuese.” u shpreh Balla./ abcnews.al


