Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët, thekson Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Sipas saj, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise, vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e SHBA-ve për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, dhe bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.
Ambasada thekson se përpjekjet e z. Dumani kanë ndihmuar në përballimin e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe në luftën kundër korrupsionit që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Sipas saj, bashkëpunimi i tij ka vendosur një standard të fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, dhe shpresohet që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij.
” Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.”

