Lufta ndaj korrupsionit dhe vetëpastrimi i policisë, Balla takim me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit

schedule09:19 - 22 Shkurt, 2024

schedule 09:19 - 22 Shkurt, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar.

Gjatë këtij takimi Balla tha se kanë biseduar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe mbështetjen teknike dhe ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit National Crime Agency Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.”, shkruan Balla në reagimin e tij në Facebook.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!