Në konferencën e zhvilluar në Tiranë “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis” ministri i Brendshem Italian e cilësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë si histori suksesi. Por ministri Minniti kërkoi goditjen e trafikantëve të drogës dhe të paprekshmeve që i mbrojnë ata.
Marco Minniti, Ministër i Brendshëm i Italisë: “Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur në rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”.
Ministri i brendshëm italian theksoi se si një njeri që e njeh Shqipërinë, ajo ka ndryshuar shumë dhe për mirë dhe për këetë sipas tij, duhet të jenë të gjithë krenarë.
Ndërsa Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj theksoi se gjatë vitit 2016 u konstatua një rritje e kultivimit të kanabisit, ku u përfshinë edhe disa oficerë policie.
Vizita e ministrit të brendshëm Italian në Tiranë ndodh disa ditë pas arrestimit në Itali të një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që drejtohej nga Moisi Habilaj.
https://youtu.be/MPqTyY-5lBQ
Ministri i brendshëm Italian Marko Minniti, e cilësoi të përmbushur me sukses fazën e parë të këtij procesi. Ndërsa homologu i tij shqiptar Fatmir Xhafaj deklaroi në konferencë se angazhimi i qeverisë dhe bashkëpunimi me palën italiane do të vazhdojnë.
https://youtu.be/zPdHDSrecnU