Lufta ndaj insekteve në bregdet/ Rinis në prag të sezonit turistik

schedule15:32 - 30 Prill, 2024

schedule 15:32 - 30 Prill, 2024

Për të  garantuar një sezon të qetë dhe për të parandaluar sëmundjet infektive që transmetohen përmes  mushkonjave në vijën bregdetare,  laguanat,  ligatinat,  parqet,  bodrumet  në zonat turistike  dhe në  kryeqytet do ti nënshtrohen desinsektimit.

Zonat e nxehta janë vlerësuar paraprakisht nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim  me njësitë vendore të  kujdesit shëndetësor dhe  pushtetin vendor.

“Ne kemi habitate që janë laguna, kanale  dhe zona urbane që shkojnë në 5340 hektar në të gjithë zonën bregdetare  dhe ligantinore. Kemi një habitat tjetër që janë pusetat dhe bodrumet që në total shkojnë mbi 5 00 mijë meër katror. Veprojmë mbi format paraprake pa shkuar në mushkonjën adulte,  pra ngordhim larvat dhe kjo është shumë e rëndësishme se duke parandaluar rritjen ne procesin e  mushkonjës  do kemi minimizim të  prezencës së mushkonjave në  bregdet,  zonat urbane,  dhe indirekt  sëmundjet infektive që transmetohen përmes këtyre mushkonjave.”

Procesi do të  zgjasë rreth gjashtë muaj, nga maji në tetor. Ndërsa lënda që do të përdoret vepron mbi larvat e katër lloje mushkonjash, mes tyre dhe atë që shërben si vector transmetimi për sëmundjen e malarjas.

“E kemi pas të pranishme më herët, aktualisht skemi  raste,  anafele shkakton malarjan sigurisht që skemi raste autoktone, por të improtuar, sporadike, por  kur merren masa parandalueshme qoftë me minimizimin e vektorit që e transmeton sigurisht është një e  mirë e domosdoshme. Është një proces ripetitiv, çdo dy javë bëhet një trajtim i ri,  në bazë të kërkesave që vijnë nga njësistë vendore të kujedsit shëndetësor.”

Pas një ndëprerje gati tre vjeçarje desinsektimi  u krye vitin e shkuar  për një periudhë të shkurtër kohore në Tiranë   për tu rikthyer këtë sezon përgjatë të gjithë zonës  bregdetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!