Pothuajse 10 milionë dollarë u mblodhën në 24 orë për të blerë dronë kamikaze për trupat ukrainas, shkruan skynews.
Fushata e crowdfunding, e cila u themelua nga aktivistët ukrainas Serhiy Prytula dhe Serhii Sternenko, u nis pas sulmeve ruse të së hënës, që shkaktuan 19 viktima dhe lanë të plagosur 105 civilë.
Dhe në një deklaratë në Twitter, Prytula tha se gjithsej 9.6 milion dollarë ishin mbledhur deri më tani për të blerë armë shtesë për forcat e armatosura të Ukrainës.
Our crowdfunding campaign with @sternenko to help Ukrainian Armed Forces has reach the sum of ≈ 5,6 million USD.
Ukrainians are enraged by russian terror attacks! And we will answer!
Great, but we can do better! The campaign will end tomorrow at 12:00.
So pls join our cause! pic.twitter.com/c9sy7i4Fzz— Serhiy Prytula (@serhiyprytula) October 10, 2022
Në një intervistë për The Guardian, Prytula tha: “Ata donin të na trembnin, por ne u bashkuam edhe më shumë.
“Mos harroni: kurrë mos i zemëroni ukrainasit. Asnjëherë. Njerëzit kanë dhuruar për hakmarrjen, kështu që ne do të sigurojmë që hakmarrja të ndodhë.”
/abcnews.al