Ambasadorja amerikane Yuri Kim këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Gazetarja Xhensila Kodra, Raporton për ABC News se takimi ka zgjatur pak minuta dhe mësohet se në këtë takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
“Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.”- shkruhet në postim./abcnews.al