“Lufta kundër korrupsionit”/ Raporti GRECO-s për Shqipërinë, Rama: Raport inkurajues për progresin që kemi bërë, një tjetër “kala” që marrim

schedule12:49 - 21 Mars, 2025

schedule 12:49 - 21 Mars, 2025

Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë

Përmbushja e rekomandimeve të KiE-së është rezultati faktik i gjithë përpjekjeve, për të forcuar çdo hallkë integriteti në Policinë e Shtetit, agjencinë më të madhe ligjzbatuese në vend

Gjatë fjalës së tij Rama tha: “Rëndom qeveritë maten me atë që bëjnë, por meritën kryesore e kanë për atë që nuk lejojnë të ndodhë. Ajo që qeveria nuk lejon të ndodhë, mund të vlerësohet vetëm duke hyrë më thellë dhe duke sonduar, themelet në të gjitha fushat. Sot më vjen mirë që jemi për këtë raport domethënës dhe inkurajues për progresin që kemi bërë, një tjetër kala që marrim. Kur kemi nisur këtë rrugëtim raportet ishin problematike dhe ky raport vjen pas atij të sigmës, pak kohë më parë që na dha shumë energji pozitive dhe shumë arsye, për t’u ndjerë edhe më të motivuar, duke e renditur Shqipërinë të parën për integritetin e prokurimeve publike, të parën në rajon për menanxhimin financimeve publike dhe administrimin e burimeve njerëzore me diferencë nga vendi i dytë. Një tjetër raport domethënës na dha energji, ishte ai i një ndër indekseve më të respektuara, ku shkruhet që nga vendi më i korruptuar në Europë në 2012 sot renditet si nga 8 shtetet me progresin më substancial të dekadës së fundit. Shqipëria ka performuar më mirë në të gjithë treguesit, krahasuar me të gjitha matjet e bëra më parë. Përmirësimi i shpejtë në cilësinë e qeverisjes, e renditur në 3 vendet me përmirësimin më të madh”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!