Lufta kundër Izraelit/ Facebook dhe Instagram fshijnë profilet e Ayatollah Khameneit

schedule19:29 - 9 Shkurt, 2024

schedule 19:29 - 9 Shkurt, 2024

Në të kaluarën, Instagram dhe Facebook ishin llogaritë e vetme të Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Khamenei. Siç raporton Guardian, Meta vendosi ta bëjë këtë lëvizje për shkak të mbështetjes që ka për Hamasin. Kështu që këtë të premte llogaritë e Khameneit u fshinë nga të dy mediat sociale.

Meta nuk ka dhënë detaje në lidhje me vendimin që ka marrë. Por ajo tha se hoqi llogaritë “për shkelje të përsëritura të politikës sonë nga organizata dhe individë të rrezikshëm“.

“Ne nuk lejojmë që organizatat ose individët që shpallin misione të dhunshme ose përfshihen në dhunë të kenë prani në platformat tona,” shtoi kompania.

Këtu përfshihen ata të cilësuar si terroristë nga qeveria amerikane. Ndërkohë, përfaqësuesit e Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./abcnews.al