“Lufta me drejtësinë titanike”, Rama: Vendimi i konfiskimeve për të kapërcyer barrierën e turpit që na vendosën Prokuroritë

schedule09:45 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:45 - 1 Tetor, 2022

Kryeministri Rama sërish i ka kaluar topin drejtësisë për sa i përket lejimit të ndërtimeve pa leje.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryeministri tha se personat që ndërtojnë pa leje nuk i ndjek penalisht qeveria, por drejtësia. Dhe qeveria po bën pikërisht këtë, po bën një “luftë” për të pastruar drejtësinë nga llumi.

Pyetje: Votojmë për ty dhe nuk vendosim dot një perde në shtëpi. Si ka mundësi që janë ndërtuar 5000 metra katror në qendër?

Rama: Edhe unë këtë pyetje bëj, si ka mundësi. Unë e kuptoj që njerëzit nuk kanë besim, këta të gjithë janë njësoj, e kanë mendjen te leku. Ka një problem për lekun me mua. Duhet të përkulem për ta marrë dhe unë nuk përkulem. Çështja është e thjeshtë. Kemi marrë një vendim për të kapërcyer këtë barrierë turpi që na kanë vendosur prokuroritë. Është një pallat i tërë në një zonë turistike. Ka një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata dhe nuk po ekzekutojmë dot vendimin, ka ardhur momenti t’i japim një mesazh parallinjve që çdo metër katror jashtë lejes të marrë do kushtojë aq shtrenjtë sa do jetë marrëzi t’i hyni kësaj aventure. Vendimi i qeverisë nuk ka lidhje me ndonjë bllokim të ndonjë procesi gjyqësor apo penal për ata që shkelin lejet e ndërtimit. Por penalisht njerëzit nuk i ndjek qeveria, i ndjek drejtësia. Lufta jonë për drejtësinë është një luftë titanike për ta pastruar këtë llum, që është llumi i llumit nga ku gjeneron llumi që ndeshim çdo ditë. Me drejtësinë po bëjmë gjënë e duhur dhe unë vuaj tmerrësisht përballë kësaj situate. Por për të ngritur një sistem drejtësie, ne e kemi filluar këtë punë pak vite më parë dhe duhet shumë durim. Nëse sot ka një SPAK që me të metat e veta funksionon dhe zyrtarë të lartë të partisë në pushte ndodhen në burg, do të thotë që diçka funksionon.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!