Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të takohet të martën me familjarët amerikane, të dashurit e të cilëve u morën peng nga Hamasi në mes të negociatave të vazhdueshme për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi në luftën e Izraelit në Gaza.
Harris do të takohet me ta pasdite, takimi i dytë i tillë që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar. Takimi i saj vjen pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan u takua me familjarët e pengjeve të hënën në mbrëmje.
Drejtori i CIA-s, Bill Burns, udhëtoi për në Kajro gjatë fundjavës, ku paraqiti një propozim të ri për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit dhe për të kapërcyer hendekun midis dy palëve.
/abcnews.al