Lufta Izrael-Hamas, mbi 50 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës

schedule09:09 - 22 Nëntor, 2023

schedule 09:09 - 22 Nëntor, 2023

Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori ka shkuar në 53, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ). Mes tyre 46 janë palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, tha CPJ në një deklaratë të martën.

Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter që të dy punonin për median libaneze Al Mayadeen. Ata u vranë në sulmet izraelite në Libanin jugor të martën, tha Al Mayadeen në një deklaratë.

Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti që nga 7 tetori ka qenë periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të analizonte të dhënat në 1992.

“CPJ po heton gjithashtu raporte të shumta të pakonfirmuara për gazetarë të tjerë të vrarë, të zhdukur, të ndaluar, të lënduar ose të kërcënuar”, shtohet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!