Ministria e shëndetësisë e Gazës ka thënë se të paktën 241 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit vazhdon. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka quajtur luftën një “krim të rëndë” kundër popullit të tij.
Shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se konflikti me Hamasin do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”. Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 100 objektiva të martën, mes raporteve për operacione tokësore në qendër të Gazës.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjashtë palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron gjatë natës në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 382 persona ishin plagosur gjithashtu gjatë 24 orëve.
Sipas ministrisë, të paktën 20,915 palestinezë janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra në më shumë se 11 javë luftime. Lufta filloi më 7 tetor pasi Hamasi nisi një valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj komuniteteve brenda Izraelit.
Rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë.
/abcnews.al