Lufta Izrael-Hamas, Macron do të takohet me ministrin e Jashtëm të Autoritetit Palestinez

schedule14:04 - 22 Nëntor, 2023

schedule 14:04 - 22 Nëntor, 2023

 Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet sot në Paris me ministrat e jashtëm të vendeve të Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunimin Islamik.

Ata janë ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Nigerisë, Jordanisë, Indonezisë, Turqisë dhe Autoritetit Palestinez.

Siç njoftoi sot Elysee, zhvillimet në Lindjen e Mesme do të jenë në qendër të bisedimeve, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe.

/abcnews.al