Këshilli i qeverisë greke për Sigurinë Shtetërore është mbledhur nën kryesimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Në fokus të kësaj mbledhjeje u diskutua lidhur me sulmin terrorist nga Hamasi në Izrael, për situatën në Rripin e Gazës, si edhe për efektet e tyre në rajon dhe më gjerë.
Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis vuri në dukje se aeroporti i Athinës “Eleftherios Venezelos” është një nga katër aeroportet në Europë që shërben fluturime riatdhesimi nga Izraeli për shtetas të huaj. Ai theksoi se autoritetet greke janë në gatishmëri.
“Autoritetet greke janë në gatishmëri. Politika e ruajtjes së kufijve tokësorë dhe detarë vazhdon e pandërprerë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/