“Egjipti po bën përpjekjet maksimale me partnerët e tij për të rivendosur armëpushimin në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur.”
Kështu u shpreh në një deklaratë Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit, shkruan Al Jazeera.
Disa nga zonat ku Izraeli po kryen operacione sulmuese në Gaza, pas skadimit të armëpushimit me Hamasin, përfshijnë pjesët jugore të rripit.
Mbi 200 objektiva janë goditur që nga ora 7 e mëngjesit. Sipas ushtrisë, objektivat përfshinin “zona të bllokuara me eksplozivë, boshte tunelesh terroriste, poste nisjeje dhe qendra komanduese operacionale të përcaktuara nga Hamasi për përdorim në luftimet e rinovuara”./abcnews.al