Sekretari i Jashtëm Lord Cameron do të vizitojë al Arish, pranë kufirit Egjipt-Gaza, të enjten për të dëshmuar përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e ndihmave në Gaza.
Ministri do të përpiqet gjithashtu të arrijë një marrëveshje për lirimin e të gjithë pengjeve, për të rritur ndihmën për Gazën dhe për t’i dhënë fund sulmeve me raketa të Hamasit.
Cameron ditën e djeshme bëri presion për një rritje të fluksit të ndihmës dhe karburantit në Gaza gjatë një vizite në Jordani. Ministri ka thënë se pa garantuar sigurinë e Izraelit, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme apo zgjidhje me dy shtete.
/abcnews.al