Në qendër të Beogradit kanë shpërthyer protestat pro-ruse, të organizuara nga grupe politike të krahut të djathtë ekstrem. Këto protesta që kanë shpërthyer sonte, janë parë me çudi, pasi që pikërisht në këtë kohë, protesta të shumta gjithandej botës po organizohen kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
I pyetur lidhur me këtë protesta ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur në emisionin “Ballkan” se vetë rusët po i dalin kundër Putin, ndërsa është e pa kuptueshme se pse po mbështetet nga serbët.
“Zërat pro rus hapur janë dhe e tejkalojnë edhe qëndrimin e shoqërisë ruse. Që jep shenja të qarta distancimi ndonëse represioni rus është i fortë. Shumë shkencëtarë janë shprehur në një letër kundër luftës me tone distancomi dhe njënjë fajësie për atë që po ndodh. Kur vetë rusët nuk e kuptojnë Putin si e kuptojnë serbët. Është e pamundur të mbajnë “sparkatën”. Ballkanasit jo pak herë janë rreshtuar në anën e kundërt të shoqërisë. Ata që janë pro Putin janë kundër historisë dhe gjasat për ta janë afër zeros.” tha Sandër Lleshaj.
Për gjeneralin Sandër Lleshaj është një rrezik real për rajonin e Ballkanit, nëse Putin fiton këtë luftë në Europë. Sipas Lleshaj, nëse Putin fiton do të kishte një nxitje për agjendat anti-shqiptare në rajon.
“Ekziston një rrezik real për rajonin tonë. Nëse ndodh një fitore e Putin në Ukrainës. Por kjo do bënte një inkurajim të qartë për nacionalistët që ndjekin agjenda anti-shqiptare të qarta. Pra agjendat e tyre do ishin të justifikuara. Dhe mbështetja do ishte me e madhe. Por besoj që është një iluzion për njerëzit dritë shkurtër.” tha Sandër Lleshaj.
Lleshaj ka theksuar se ushtria e Putin po has pengesa pasi po përballet me civilë dhe jo me një ushtri frontale nga Ukraina.
“Me nisjen e këtij operacioni në thelb me nisjen e luftës kundër Ukrainës. Ka një paradoks interesant me përballje asimetrike. Është një “fatkeqësi” që i ka rënë Putinit. Se kjo ka bërë që forca ushtarake ruse të mos ketë një bazë të mirëfilltë. Se tanket janë bërë për të luftuar kundër tankeve jo kundër civilëve. Ka një ballafaqim përball qytetarëve të Ukrainës që u ka rënë fati i zi për të mbrojtur me duar vendin. Pra nuk ka një target dhe një tabelë qitje. Dhe të jesh formalisht në fronte. E vetmja mundësi është të bëjë masakër të vrasë civil. Por ushtria fiton kundër ushtrive dhe jo kurrë kundër civilëve. Se nuk ka ushtri të mirëfilltë përballë rusëve. Nuk kemi ushtri dhe forca ukrainase që po ndeshen. Po shohim qytetarë dhe burra e djem që luftojnë dhe gratë e fëmijët që po ikin.” shtoi Lleshaj. /abcnews.al/